Ballina Politika “Shqipëria ende e papërgatitur për këto ligje”/ Kreshnik Spahiu numëron arsyet pse...

“Shqipëria ende e papërgatitur për këto ligje”/ Kreshnik Spahiu numëron arsyet pse ligji “për Zonat e Mbrojtura” rrezikon trashëgiminë kulturore

63
0

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar një nga projektligjet më të diskutuara i cili u miratua ditën e djeshme në parlament vetëm nga votat e socialistëve.

Sipas Spahiut Shqipëria është ende e papërgatitur për këto ligje. Sipas tij nuk duhet të jenë bashkitë ato që administrojnë zonat e mbrojtura.

“Si mundet të mbash në kontroll që ky ligj nuk do kapërcehen kufijtë nga bashkitë, ku ti në mes të Tiranës, nuk i ke kontrolluar shumë ndërtime dhe kulla. ty në sheshin Skënderbej të janë ndërtuar objekte që kanë deklaruar se kanë mbi 10 kate pa leje.

Kur ti nuk kontrollon dot këtë territor, si mund të besoj unë se në zonat e mbrojtura, në kepin e Rodonit, në Butrint, nuk do shkatërrohet trashëgimia kulturore. 80% e turistëve në Shqipëri vijnë për trashëgiminë kulturore”,-tha juristi Spahiu.