Ballina Aktualitet Tiranë/ Mbyllte gruan në banesë, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e 34-vjeçarit...

Tiranë/ Mbyllte gruan në banesë, Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e 34-vjeçarit për liri, e lë në burg

204
0

Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën për liri të 34-vjeçarit Asqeri M i cili u arrestua se kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.

Nga Gjykata e Apelit është në fuqi vendimi i shkallës së parë.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal  nga “arrest në burg” në atë  “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” . Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi: Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”