Ballina Bota “Vdekja, pasojë e banditëve të Putin”, Biden takon gruan e Alexei Navalny

“Vdekja, pasojë e banditëve të Putin”, Biden takon gruan e Alexei Navalny

48
0

Presidenti amerikan, Joe Biden u takua me gruan e opozitarit të vdekur rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, në Kaliforni, tha Shtëpia e Bardhë.

Në një mesazh në X, Biden tha: “Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – të afërmit e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre të dhimbshme.  Trashëgimia e guximit të Aleksey-t do të jetojë tek Yulia dhe njerëzit e panumërt në të gjithë Rusinë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”

Biden ka fajësuar Putin për vdekjen e Navalny.