Ballina Politika A do bëhej kryeministër teknik nëse bie Rama? Deputeti i Lushnjes :...

A do bëhej kryeministër teknik nëse bie Rama? Deputeti i Lushnjes : S’bie rrufeja në…

47
0

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka qenë i ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus.

Dole në protestë apo përtoje?

Patjetër që po. Ishte hera e parë pas dy vitesh që na kërkuan të vinim në protestë dhe ishte pak e çuditshme.

Nëse te protesta e dytë Rama dorëzohet dhe thotë bëjmë qeveri teknike, por Berisha është në “arrest shtëpie”, kush është në krye? Kush do jetë kryeministër teknik, Gaz Bardhi?

Një nga ata që drejton është Gazmend Bardhi.

Unë s’e kuptoj si rrëshqiti situata nga Berisha te Bardhi. Flamur Noka ka 20 vjet që pret aty.

Nuk bie rrufeja në dhomë të pritjes (qesh). A ka qorr që s’do sy? Për fat të keq jemi një shtet që jetojmë dhe rrojmë për atë që do thotë komshia. Ne jetojmë për atë që na thonë interesat e SHBA, BE që janë shumë të rëndësishme. Por ndonjëherë duhet të shikojmë edhe ku jemi.

Në 2013 nuk u vodh gjë, PD-ja humbi. Në cilin moment ka pasur nevojë të vjedhë Rama zgjedhjet kur ka pasur Lul Bashën përballë?

Nuk po të them për 2017 që ai mori në tavolinë, por për 2021. Shoku Luli ishte. Ishte Lul byreku, por kishte dhe elementë të tjerë. 37 mijë vota janë diferencë mes PD dhe PS në zgjedhjet e fundit.