Ballina Sport Martinez: Tre portierët më të mirë në botë janë Ter Stegen, Maignan...

Martinez: Tre portierët më të mirë në botë janë Ter Stegen, Maignan dhe Courtois

67
0

I transferuar dy vite më parë nga Leipzig, Josep Martinez është bërë protagonist si titullar i portës së Genoa-s, duke treguar rritje të performancës.

Portieri spanjoll ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka zbuluar edhe cilët janë portierët më të mirë në botë sipas tij.

“Cilët janë tre portierët më të fortë për momentin? Nëse marrim në konsideratë edhe ata që momentalisht janë të dëmtuar, atëherë unë do të thoja Courtois, pastaj Ter Stegen dhe Maignan”-tha fillimisht ai.

Ndërsa i pyetur se kë sulmues nuk do të donte të kishte kundërshtar, për Martinez më të mirët aktualisht janë: “Në Itali, Lautaro. Në botë, Neymar ose Mbappe. Në fakt, do të doja të luaja kundër tyre”.