Ballina Kronika Morën pensionet e të moshuarve, e pëson keq arkëtarja dhe llogaritarja e...

Morën pensionet e të moshuarve, e pëson keq arkëtarja dhe llogaritarja e postës në Shkodër

70
0

Një arkëtare dhe një llogaritare në zyrën postare të Shkodrës janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë kallëzuar nga një e moshuar se kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas kallëzimit 31-vjeçarja E. D. dhe 47-vjeçarja E. Z. kanë përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të së moshuarës.

Sakaq, autoritetet po vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçare se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.