Ballina Bota Ndërmjetësuesit e paqes takohen në Paris, përpjekje për të shmangur ofensivën izraelite...

Ndërmjetësuesit e paqes takohen në Paris, përpjekje për të shmangur ofensivën izraelite në Rafah

198
0

Një delegacion i drejtuar nga kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, ndodhet në Paris në kuadër të bisedimeve për lirimin e pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga militantët e Hamasit.

Ndërmjetësuesit e paqes po përpiqen të arrijnë një marrëveshje në Paris lidhur me armëpushim në Gazë, me shpresën për të parandaluar ofensivën e Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku janë zhvendosur më shumë se 1 milionë banorë.

Izraeli nuk ka bërë komente publike mbi bisedimet në Paris, të cilat pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Izraeli kreu të tjera sulme ajrore të premten, në disa zona të Gazës, përfshirë qytetet Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, tha të shtunën se si pasojë e sulmeve ishin vrarë 93 persona.

Izraeli ka parajmëruar se do ta sulmojë qytetin Rafah nëse nuk arrihet së shpejti një marrëveshje.