Ballina Rajoni Autobusi i linjës Durrës-Itali përfshihet në një aksident, zbulohen informacionet e para

Autobusi i linjës Durrës-Itali përfshihet në një aksident, zbulohen informacionet e para

43
0

Një autobus i linjës Durrës-Itali është përfshirë në një aksident mëngjesin e kësaj të diele në Ulqin të Malit të Zi.

Autobusi ka qenë në kthim nga Italia drejt Shqipërisë me destinacion përfundimtar Durrësin.

Siç raportojnë pasagjerët e këtij autobusi, shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, dyshohet për shkak të përgjumjes nga lodhja, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga,

Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime asnjë prej 10 pasagjerëve udhëtarë, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Pasagjerët, të gjithë shqiptarë, do të transportohen në Shqipëri me një tjetër autobus të linjës.