Ballina Politika Berisha ‘shpërthen’ ndaj Gjykatës së Lartë për rastin e gazetarit Qyno: Një...

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Gjykatës së Lartë për rastin e gazetarit Qyno: Një vendim stalinist, turpi dhe njerëzish të marrë peng

84
0

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka denocuar vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me rastin e gazetarit Elton Qyno. Në fjalimin përditshëm nga dritarja e shtëpisë së tij, ai ka thënë se në vitin 2023 shqiptarët paguan 700 milionë euro taksa më shumë, të cilat sipas tij po vidhen nga Edi Rama.

Berisha denoncoi vjedhjen e fondeve që po sjellin shembjen e rrugëve, të cilat sipas tij i shtrojnë me bukë peshku.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Përsëri denoncoj vendimin e Gjykatës së Lartë si një vendim stalinist, si një vendim turpi, si një vendim njerëzish të marrë peng për vjedhjet e tyre, pasuritë e tyre. Pasi Gjykata e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, i denoncoi qëndrimet ndaj gazetarit, tre gjykatës nën presionin e Edi Ramës, nëpërmjet hanxharit të tij Dumani, vendosin të kundërtën, firmosin të kundërtën e asaj që kanë firmosur një vit më parë. Hanxharë të fjalës së lirë dhe lirisë së medieve. Çdo natë këtu denonconi me guxim vjedhjet e tmerrshme që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Ju e dëgjuat, thatë këtu se shqiptarët në vitin 2023 paguan 700 milionë euro taksa më shumë.
Të dashur qytetarë, a e dini sa janë 700 mln euro? Ua them unë. 700 mln euro janë fiks rroga 100 për qind më të larta për të gjithë punonjësit në Shqipëri. 700 mln euro është fondi i pagave në Republikën e Shqipërisë. Mos harroni se këto janë vetëm shtesë, sepse në 10 vite nga taksat tuaja janë investuar gjoja 11 miliardë euro. Po ku janë, ku kanë shkuar, çfarë kanë ndërtuar? Rrugë që shemben, shkolla me çmime të 5-10 fishta, rrugë që i shtrojnë me bukë peshku. Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi shqiptarët. Cilido që ka lexuar apo parë filmin ‘Të Mjerët’, i kujtohet aty një personazh, një rreshter, që quhej Talardje. Në fushëbetejë ai vidhte të plagosurit dhe të vdekurit. U hiqte orët, unazat dhe gjërat e çmuara.”, tha Berisha