Shqipëria do të luajë më 25 mars ndaj Suedisë “në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, duke nisur nga ora 19:00, miqësoren e dytë për muajin mars.
FSHF njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren e kuqezinjve, do të kenë mundësi të blejnë bileta duke filluar nga datë 27 shkurt, ora 10:00.
Biletat do të jenë në shitje vetëm online dhe linku do të jetë funksional për të gjithë sportdashësit shqiptarë në faqen fshf.org, duke nisur nga data 27 shkurt.
Miqësoren e parë të muajit mars Shqipëria do ta luajë ndaj Kilit, në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.