Ballina Kronika E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i tretë i Spitalit të...

E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, zbardhen detajet e para të ngjarjes

72
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë. Një 47-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve policore 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.