“Po presim qeverinë shqiptare të publikojë të dhënat e Censit!
Disa deputetë të korruptuar të Kuvendit po ndihmojnë dhe po shtyjnë INSTAT të krijojnë një datazë të rreme.
Të gjorët ata! Nuk ia kanë idenë si po vëzhgohen dhe si do t’ia prishim planet kur të vijë koha.
Të gjitha statistikat janë kundër jush.”
Ky është reagimi që vjen nga grupi i hakerave iranianë, pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.
Më shumë se një herë INSTAT ka përsëritur se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.
Disa javë më parë Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024, do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.