Ballina Sport Kërkohet nga klubet arabe, Man City i vendos çmimin De Bruynes

Kërkohet nga klubet arabe, Man City i vendos çmimin De Bruynes

74
0

Manchester City iu ka bërë me dije klubeve arabe se do të duhet të paguajnë mbi 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin Kevin de Bruyne këtë verë.

Klubet arabe po vazhdojnë të tentojnë të sjellin yje për ta ngritur nivelin e futbollit, ndërsa për këtë verë prioritet janë De Bruyne dhe sulmuesi i Liverpoolit Mo Salah.

Me të dy që kanë më pak se 18 muaj kontratë, arabët janë optimist se nëse ofrojnë ndonjë kontratë të lartë financiare mund t’i bindin dyshen.

Megjithatë, për shërbimet e De Bruyne – Man City ka vendosur një çmim të lartë duke marrë parasysh edhe moshën pasi duan plot 100 milionë funte për shërbimet e belgut.

Në rast që arabët s’e ofrojnë këtë vlerë, atëherë kampioni i Anglisë mund edhe t’i ofrojë lojtarit rinovim të kontratës qysh në verën e vitit 2024.

De Bruyne ka pasur probleme me lëndime këtë sezon, që ka ndikuar që të zhvillojë vetëm 500 minuta duke shënuar dy herë dhe dhuruar tetë asistime.

Trajneri Pep Guardiola padyshim që ka nevojë për lojtarin në muajt në vijim, pasi po “luftojnë” për ta mbrojtur titullin e kampionit të Anglisë, Evropës si dhe FA Cup.

“Qytetarët” momentalisht janë një pikë prapa Liverpoolit në kampionatin anglez, derisa mund të thuhet se me një “këmbë” ndodhen në çerekfinale pas fitores ndaj Copenhages.