NASA së fundmi ka njoftuar për suksesin historik të kompanisë Intuitive Machines, e cila pak ditë më parë ka arritur të ulë një anije kozmike në Hënë, duke shënuar rikthimin e parë të amerikanëve në Hënë pas 52 vitesh.
Në lidhje me këtë arritje fantastike, NASA ka deklaruar se ky zbarkim është pjesë e fushatës Artemis.
“Gjashtë nga instrumentet shkencore të NASA-s u drejtuan gjithashtu në anën jugore të Hënës si pjesë e fluturimit. Kjo do të na ndihmojë të përgatitemi për eksplorimin e ardhshëm të sipërfaqes hënore në mënyra të ndryshme, si studimi i ndërveprimit midis motit hapësinor dhe sipërfaqes hënore”, tha agjencia amerikane hapësinore.
Gjithashtu, NASA ka theksuar se ditët në vijim priten fotot e para nga jugu i satelitit të Tokës, shkruajnë mediat e huaja.
Përveç kësaj, agjencia ka ndarë një foto nga kamera me ngjyra në tokëzimin e anijes kozmike Odyssey.
“Një pamje e kraterit Schomberger të Hënës rreth 10 kilometra mbi sipërfaqen e saj. Sipërfaqja e hirtë, shkëmbore e Hënës duket e lakuar në errësirën e hapësirës. Në këndin e poshtëm djathtas, mund të shihet një pjesë e zbarkuesit”, thuhet në pamjet e shpërndara.