Ballina Europë Sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëron: Putin mund të përdorë sulme me gazin...

Sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëron: Putin mund të përdorë sulme me gazin nervor Novichok

62
0

Britania e Madhe mendon se ekzistojnë gjasat që të ketë helmime me gazin nervor Novichok. Siç raporton Sky News, këto paralajmërime i bëri Sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps.

Ai fajësoi Kremlinin për vdekjen e Alexei Navalny në një burg në Arktik.

Duke folur për The Sun ai tha: “Putin i ka duart me gjakun e Navalnyt. Alexei kurrë nuk do të duhej të ishte në burg”.

“Krimi i tij i vetëm ishte që kundërshtoi Putinin, i cili ka një histori të gjatë me ‘heqjen’ e oponentëve politikë”, shtoi Shapps.

“Kjo mund të ndodhë sërish në tokën britanike”, paralajmëroi Sekretari britanik i Mbrojtjes, siç kishte ndodhur me ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij që u helmuan me agjentin nervoz Novichok në Salisbury në vitin 2018.

I pyetur nëse në Britani të Madhe mund të ketë sërish sulme me Novichok, ai tha: “Jemi gjithmonë duke gjurmuar dhe tentuar të parandalojmë gjëra të tilla”.

“Nëse më pyesni nëse ka patur tentime? E keni parë këtë, kështu që, po. Qasja e tij është se nëse nuk i pëlqen dikush, apo nuk e voton, ai e heq”, shtoi Shapps.

Ai theksoi se presidenti rus është një prej kërcënimeve më të mëdha të paqes në botës që nga Adolf Hitleri.

Në anën tjetër, Putini ka mohuar përfshirjen me sulmet me Novichok në Britani të Madhe.