Ballina Aktualitet Situata me reshjet në vend, rrëshkitjet e tokës bllokojnë rrugën në Gjirokastër

Situata me reshjet në vend, rrëshkitjet e tokës bllokojnë rrugën në Gjirokastër

84
0

Gjatë fundjavës Gjirokastra është përfshirë nga reshje intesive shiu dhe erë e fortë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore përsa i përket rrëshkitjeve të tokës.

Mësohet se erozioni dhe rrëshkitjet e dheut bllokuan rrugën që lidh zonën e Fushëbardhës me pjesën tjetër të Bashkisë Gjirokastër.

Për zhbllokimin e segmentit rrugor dhe rifillimin e lëvizjes është ndërhyrë me mjete të rënda për largimin e dherave nga traseja e rrugës.

Pas kësaj ndërhyrje është bërë e mundur rikthimi i lëvizjes së mjeteve në drejtim të Fushëbardhës.