Në Shqipëri dhe në Kosovë duhet Vetting dhe pastrim gjithëinstitucional nga sharlatanët dhe sharlatanizmi intelektual.
Mbas shembjes së komunizmit, demokracia në Shqipëri është e vërtetë se “prodhoi” me shumicë e tepricë poetë, shkrimtarë, artistë, këngëtarë, gazetarë, opinionistë, “shkencëtarë”, profesorë, dijetarë e filozofë dhe sidomos edhe juristë e ekspertë të “aftësuar”, doktorizuar e profilizuar me diploma e tituj me ndihmën e akrabasë politike, të tarafit dhe të parasë e korrupsionit të cilët e dominojnë jetën politike, shoqërore, mediatike, akademike, juridike dhe universitare të vendit.
Pra, ndodhi edhe në demokraci ashtu si edhe në komunizëm pasi edhe në atë regjim intelektualizmi, mediat, qeverisja e pushteti si dhe akademia e mediat dhe merita në komunizëm u përkiste komunistëve, bijve të tyre dhe të gjithë injorantëve e servilëve që ishin të përkushtuar dhe besnik në shërbim të regjimit.
Pra në të dyja rastet si në komunizëm ashtu edhe pas tij edhe akademinë dhe mediat si dhe të gjitha sferat e tjera të sistemit ishin dhe jane në dorë të sharlatanëve intelektualë, ku prej tyre ka pak përjashtime, ka shumë pak ndonjë “guximtarë” jashtëpolitikë e jashtpartiakë.
Këto ditë po bëhet një zhurmë e ballafaqim mes intelektualëve të rinj dhe një grupi intelektualsh, studiuesish dhe studentësh të cilët kanë përpiluar një peticion ku kërkohet që AMA të ndërhyjë në një fenomen që po shikohet në ekranet shqiptare ku spikatet një nivel i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante.
Po është e vertetë se edhe sot nëpër media, televizione dhe në emisionet e tyre na mbyti mediokriteti i intelektualizmit sharlatan, paaftësia dhe jo profesionalizmi, me daljet e “leksionistëve” të rinj me diploma të blera nëpër universitete ku ligjërojnë sharlatanët profesorë, dhe mundohen që t’i sfidojnë sharlatanët e intelektualët e komunizmit, të cilët për 50 vite historinë, leterësinë dhe shkencën e vlerësuan dhe e “korigjuan” sipas këndvështrimit komunist. Por sot nuk ka sharatanizëm vetëm në mjetet e informimit, por sharlatanizmi më shqetësues intelektual gjëndet te politika, në parlament, te qverisja, te institucinet e larta shtetërore, në administratë, në arsim, në universitete e kudo në sistem.
Dhe këta intelektualë që e mbajnë veten shkencëtarë e të ditur, por që në fakt janë vetë sharlatanët dhe shërbëtoret e sistemit e regjimit të komunizmit, janë ata sharlatanë me formësim shkencor të partishmërisë komuniste dhe së pari këta duhet të bënin një peticion kundër vetes së tyre dhe kundër qeverisë dhe të shqetësoheshin për problemin e shqetësimin më të madh që kanë shqiptarët sot: atë të braktisjes dhe boshatisjen e Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë, dhe të bënin ndonjë peticion kundër qeverisë dhe administratës për t’u pastruar nga intelektualët e punonjësit sharlatanë, të korruptuar dhe injortantë.
Pse këta nuk bëjnë një kërkesë për dekomunistifimin e Akademisë së Shkencave kur në krye të saj është një ministër i kohës së komunizmit. Pse këta nuk kërkojnë hapjen e dosjeve të ishsigurimit të shtetit. Pra ka shumë e shumë problematike thelbësore shqetësuese por kastës së intelektualëve të shkollave të Partisë Komuniste nuk u interesojnë, sepse ata duan të mbijetojnë “intelektualisht”, pavarësisht se janë vjetërsira intelektuale dhe në kundërkohë.
Pra sot kemi ballafaqim dhe përplasje mes dy sharlatanizmave, atij të së shkuarës komuniste që ishin në shërbim të ideologjisë së komunizmit, dhe nga ana tjetër e një sharlatanizmi të ri mediokër, servil dhe të korruptuar që i shërbejnë po politikës dhe pushtetit të sotëm.
Është vështirë të gjesh intelektualë të mirëfilltë në Shqipëri të paanshëm politikisht dhe të painfektuar nga korrupsioni dhe shërbesa politike. Ata janë të rrallë, dhe shumica prej tyre nuk “guxojnë” të kritikojnë, por as mediat nuk ua japin mundësinë për t’i ftuar në studio emisionesh, dhe as gazetat në Tiranë nuk ua botojnë librat, shkrimet dhe opinionet e tyre pervecse rrallë ndonjëra.
Pra ka një zëvëndësim sharlatanësh, ata të vjetri më këta të “rinjtë”, dhe ka përjashtim nga bota akademike, politike, shkencore dhe mediatike e intelektualizmit të mirëfilltë potent shkencor e patriotik të cilët edhe kanë marrë arratinë jashtë Shqipërisë.
Po është e vërtetë se duhen hequar idiotët dhe sharlatanët e sotëm nga ekranet dhe televizionet, por këtë nuk kanë moral që ta kërkojnë idiotët, falsifikatorët she sharlatanët e ishkomunizmit.Pra duhet bërë një Vetting i thellë edhe në akademi, edhe në media, edhe në universitete për pastrimin e tyre nga sharlatanët ashtu sikurse që po kryehet Veting edhe në drejtësi.