Sonda e dërguar nga Japonia në satelitin tonë natyror i ka mbijetuar natës së vështirë hënore. Nata hënore është e barabarte me dy javë të ftohta pa diell në Tokë.
“Natën e shkuar, në #SLIM u dërgua një komandë dhe morëm një përgjigje,” deklaroi agjencia kombëtare e hapësirës Jaxa në një postim në “X”.
Anija kozmike ishte vendosur në “modalitetin e gjumit” pasi pati një ulje të vështirë në sipërfaqen hënorë në janar. Si pasojë e këtij incidenti, panelet solare të SLIM mbetën të kthyer në drejtimin e gabuar, dhe rrjedhimisht nuk mund të gjeneronin energjinë që i duhej sondës për të funksionuar normalisht.
Një ndryshim i dritës së diellit më vonë, e lejuan që të dërgonte foto të shkrepura gjatë udhëtimit të saj, por sonda fikej sërish sapo rrezet e diellit të zhdukeshin.
Jaxa njoftoi aso kohe se Slim, (Smart Lander for Investigating Moon) nuk ishte e dizajnuar në mënyrë të tillë që të përballonte netët e vështira në Hënë.