Ballina Europë E përplas makina teksa po punonte në autostradë, humb jetën në vend...

E përplas makina teksa po punonte në autostradë, humb jetën në vend 62-vjeçari shqiptar

70
0

Një 62-vjeçar shqiptar meiniciale E. H., ka humbur jetën në vend, pasi u përplas nga një mjet në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë, Itali.

62-vjeçari ishte punonjës i Società Autostrade dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria.

Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.

Të parët që u përpoqën për të ndihmuar 62-vjeçarin ishin kolegët e tij, por për fatin e tij të keq, me gjithë përpjekjet e 118 punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje pak më vonë, nuk mund të bëhej asgjë.

Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.