Ballina Aktualitet VIDEO: Kompania Rozafa e Gjergj Lucës shtrin investimet edhe në vendet arabe...

VIDEO: Kompania Rozafa e Gjergj Lucës shtrin investimet edhe në vendet arabe të Gjirit Persik

82
0

Kompania Rozafa, nën drejtimin e themeluesit të saj, Gjergj Lucës, ka vendosur të shtrijë investimet në vendet arabe të Gjirit Persik.

Kjo lëvizje e fundit shënon një hap të rëndësishëm për kompaninë, duke hapur dyert për mundësi të reja zhvillimi dhe rritjeje në një nga rajonet më të pasura dhe me potencial të madh të rritjes në botë.

Në një intervistë për gazetaren Bruna Kërçyku, Gjergj Luca shprehu entuziazmin për këtë hap të ri, ndërsa ndau detaje nga takimet e zhvilluar dhe ditët që qëndroi në Oman.

“Vizitat e suksesshme duhen finalizuar me një intervistë po të suksseshme. Përballë gazetares profesioniste Bruna Kërçyku për një rezyme rreth takimeve intensive dhe investimet në prespektivë në sulltanatin e Omanit dhe mbretërinë e Arabisë Saudite”, shkruan Luca krahas intervistës së publikuar në Facebook.