Ballina Aktualitet Apeli merr vendimin ndaj kreut të Kadastrës Lezhë dhe përgjegjësit të Legalizimeve

Apeli merr vendimin ndaj kreut të Kadastrës Lezhë dhe përgjegjësit të Legalizimeve

38
0

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi këtë të martë pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre”.

Mësohet se vendimi u dha nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtaret e Agjencisë së Kadastrës.