Ballina Aktualitet Gjinekologu në Lezhë bën deklaratën e papritur: Nga çiftet e reja ka...

Gjinekologu në Lezhë bën deklaratën e papritur: Nga çiftet e reja ka ulje të lindshmërisë, ndërsa nga gratë e komunitetit afgan në Shëngjin ka shtim të ndjeshëm

0
99

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023 kanë ardhur në jetë 880 foshnja, 111 më pak se viti paraardhës.

Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjekja gjinekologe Luljeta Delishi, e cila rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë.

Ndryshe nga vite më parë, çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmijë, ndërsa lindje të shumta ka pasur nga gratë e komunitetit afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.

“Nuk është më ai numri i madh mbi tre. Tani janë raste krejt sporadike mbi katër a pesë, përveç afganëve që vijnë me fëmijën e gjashtë, të shtatë, të tetë. Ka pasur një bum të madh afganësh,” shprehet Dr. Delishi.