GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Një vendim i tillë është marrë nga GJKKO për shkak të afateve të paraburgimit.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është arrestuar për “shpërdorim detyre”.
Më herët u konfirmua lajmi se shtyhet seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas informacioneve, raportohet se seanca do të zhvillohet më 18 mars, ora 13:00.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e aktekspertimit topografik që kishte urdhëruar gjykata, për prokurorinë.