Ballina Aktualitet Me kapuç dhe kokën poshtë: Ky është i dyshuari i vendosjes së...

Me kapuç dhe kokën poshtë: Ky është i dyshuari i vendosjes së lëndës plasëse sot në Durrës

43
0

Personi në foto dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesa e Ilir Kociljes i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.