Ballina Bota Në këmbim të 40 pengjeve, Izraeli pranon të lirojë 400 të burgosur

Në këmbim të 40 pengjeve, Izraeli pranon të lirojë 400 të burgosur

98
0

Burime kanë zbuluar për Al Jazeera se ka rënë dalord për shkëmbimin e të burgosurve në këmbim të 40 pengjeve. Gjithashtu më tej shtohet se Izraeli pranoi kërkesën e Hamasit për të rritur hyrjen e ndihmave dhe strehimit të përkohshëm në Rrip dhe për të sjellë makineri dhe pajisje të rënda.

Izraeli propozoi gjithashtu rishpërndarjen e forcave të tij jashtë zonave të populluara dhe pezullimin e zbulimit ajror për 8 orë në ditë. Sipas raportimeve të medias mësohet se është rënë dakord të lirohen 400 të burgosur palestinezë, duke përfshirë disa me dënime të gjata.