Ballina Politika Raporti i BERZH, reagon ashpër Tabaku: Domosdoshmëri reformash ekonomike dhe liri tregu

Raporti i BERZH, reagon ashpër Tabaku: Domosdoshmëri reformash ekonomike dhe liri tregu

78
0

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të BERZH se Shqipërisë do t’i duhen deri 70 vjet për të arritur standardet e jetesës së BE-së.

Ligjvënësja demokrate shprehet se ka domosdoshmëri për reforma ekonomike, liri tregu dhe revolucion infrastrukturor.

Deklarata e Tabakut:

Shqipëria 2024 sipas  BERZH:

–  Qeveria më e keqe dhe pak transparente që prej 2018

–  Vendi me numër më të lartë të emigrantëve.

–  50% e popullsisë kërkon largimin nga vendi

–  1 nga 14 vendet me performancën më të keqe në infrastrukturë

–  Dështim i plotë në IHD

Rezultati? 70 vite pas në raport me BE-në! Domosdoshmëri reformash ekonomike, liri tregu dhe revolucion infrastrukturor.