Ballina Politika REPLIKAT/ Vota e diasporës, Gjiknuri ironi me Alibeajn: Ju keni aq shumë...

REPLIKAT/ Vota e diasporës, Gjiknuri ironi me Alibeajn: Ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë!

104
0

Dy bashkëkryetarët e PS dh PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore u përplasën në mbledhjen e radhës për votën e diasporës.

Enkelejd Alibeaj akuzoi se PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa Damian Gjiknuri tha se PD është e paqartë për kërkesat e saj.

Por KQZ ia bëri të qartë se vetëm vullneti politik do të sjellë mundësinë e diasporës për të votuar.

Replikat:

Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s;na i blejnë por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë para se të shkojë tek zarfi.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjëndjen

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar (qesh)

Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjëndjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik.

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralalel, asgjë..

Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.

Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës

Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës