Ballina Kosovë Rrëmbehet dhe dërgohet në mal një person, çfarë ndodhi në kryeqytetin e...

Rrëmbehet dhe dërgohet në mal një person, çfarë ndodhi në kryeqytetin e Kosovës

111
0

Policia ka bërë me dije se një person është rrëmbyer dhe është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. “Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raport. Ndërkaq, siç bëhet e ditur nuk raportohet për të arrestuar.