Ballina Europë Tamas Sulyok zgjidhet President i Hungarisë, Begaj uron homologun: Mezi pres të...

Tamas Sulyok zgjidhet President i Hungarisë, Begaj uron homologun: Mezi pres të punojmë së bashku

151
0

Tamas Sulyok është zgjedhur Presidenti i ri Hungarisë me votat e parlamentit hungarez.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i përcolli një mesazh urimi Tamás Sulyok për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë! Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.