Ballina Politika “Të zbatohen dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve”, Celibashi...

“Të zbatohen dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve”, Celibashi i prerë për Reformën Zgjedhore: Partitë politike duhet të…

65
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij ka shpalosur edhe një hërë problematikat para Komisionit për Reformën Zgjedhore. Më tej gjatë fjalës së tij Celibashi shtoi se partitë politike duhet të marrin parasysh rekomandimet.

Komisoneri më tej shtoi se duhen diskutuar dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është vota e emigranteve dhe shfuqizimi i dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin.

“Kam sjellë në vëmendje nevojën për të diskutuar për dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese e para votimi nga jashtë dhe e dyta shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin, kufirin prej 10 mijë votash për votën preferenciale. Kjo është një çështje që ju përket juve dhe partive për të vlerësuar mbi nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve të GJK. Unë kam konsideruar nevojën për ta risjellë në vëmendje tuaj këto dy çështje.

Kemi sjellë në vëmendjen tuaj që duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qëndren e votimit. Do ti lëmë ata po votuar, apo do ti krijojmë mundësinë që ata të votojnë, mundësi që duhet të ofrojë garancitë për integritetin dhe fshehtësinë e votës. Janë 30 mijë votues shqiptarë që për arsye objektive nuk mund të paraqiten dot në qendrat e votimit”, tha Celibashi.