Ballina Kronika Aksident në Lezhë, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në një...

Aksident në Lezhë, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në një biznes, ‘mbulohet’ nga… dyshekët

39
0

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë ‘Toyota’ ka përfunduar në një dyqan në rrugën e ‘Shtrausit’ në afërsi të urës së Cenit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Nga burime ne vendin e ngjarjes bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një femër e cila dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar brenda dyqani.