Ballina Lifestyle Bianca Censori heq të brendshmet dhe zbaton urdhrin e Kanye West “jo...

Bianca Censori heq të brendshmet dhe zbaton urdhrin e Kanye West “jo pantallona”

71
0

Bianca Censori ka nxitur fansat të reagojnë me komente dhe opinione pas veshjes tejet të guximshme të modeles, e cila duhet thënë se është duke ndjekur rregullat e bashkëshortit të saj reperit Kanye West.

Dyshja u panë teksa dilnin për një darkë romantike në restorantin Ferdi në Paris dhe Bianca ishte e veshur në mënyrë të papërshtatshme për këtë rast. Ajo u pa e veshur vetëm me një palë geta të tejdukshme të cilat i ekspozonin zonën intime dhe të pasmet nudo.

Arkitektja veshi një bluzë pastel me mëngë të gjata që dukej krejtësisht e tejdukshme nga pëlhura e hollë duke e bërë të dukshëm gjoksin e saj pa reçipeta.

Ajo i shtoi pamjes një palë taka të thjeshta të zeza dhe mbante telefonin në njërën dorë ndërsa po dilte nga restoranti.