Ballina Lifestyle Doli në rrugët e Parisit pa të brendshme, Bianca Censori rrezikon burgun

Doli në rrugët e Parisit pa të brendshme, Bianca Censori rrezikon burgun

103
0

Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 eurosh pasi shkeli ligjet e Parisit për ekspozimin në publik.

29-vjeçarja u shfaq në rrugë me një veshje tejet të ekspozuar, pa të brendshme dhe vetëm me një palë geta të zeza të tejdukshme dhe një pellush të shkurtër. Bianca nuk u përpoq të fshihte organet e saj gjenitale ose të pasmet e zhveshura, ndërsa turma e tronditur shkrepi disa foto.

Nën pellush nuk dukej se kishte veshur një kanatiere apo reçipeta, por as ajo dhe as Kanye nuk duket se po e vrisnin mendjen për këtë.

Ky veprim mund t’i sjellë probleme me autoritetet franceze sepse është në shkelje të ligjeve të tyre të ekzibicionizmit publik.

Dalja e Biankës pa të brendshme në Paris ndodhi vetëm një ditë pasi ajo u pa me vajzën e Kanye, North West. Veç 10-vjeçares, reperi ka edhe 3 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Kim Kardashian. Ndryshe nga (zh)veshja e së martës, Bianca u pa e mbuluar mirë gjatë darkës me North.

Burime për Daily Mail kanë thënë se ajo dhe Kim kanë një marrëdhënie miqësore, por sipërmarrësja ka udhëzuar Kanye që Bianca të jetë e kujdesshme me veshjet e saj kur takon fëmijët.