Ballina Kronika E rëndë në Lezhë: 30-vjeçarja vetëhidhet nga pallati, niset me urgjencë drejt...

E rëndë në Lezhë: 30-vjeçarja vetëhidhet nga pallati, niset me urgjencë drejt Tiranës

127
0

Një 30-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Lezhë, bën me dije policia.

Mësohet se 30-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe përdor medikamente për depresionin.

Ajo është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin.

30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Lezhës.