Ballina Sport E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë arbitri i njohur

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë arbitri i njohur

90
0

Bota e wrestling është në zi pas ndarjes nga jeta të Majk Xhons, ose i njohur ndryshe me emrin e ringut, Virgil, i cili u shndërrua në një nga ikonat e WWE.

Vetëm në moshën 61-vjeçare, Xhons u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ishte arbitri i njohur, Mark Çarls III, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale komunikoi humbjen e trishtë t ëish-mundësit të njohur.

Në vitin 2022, Xhons u diagnostikua me dementia, ndërsa pësoi dhe dy goditje në tru.

Virgil u kthye në një nga ikonat e mundjes së bashku me emra të mëdhenj si Hulk Hogan, Andre The Giant, Rodi Pajper etj.