Ballina Aktualitet Emërohet drejtori ri i burgut të Drenovës, ja kush do të jetë...

Emërohet drejtori ri i burgut të Drenovës, ja kush do të jetë në krye të institucionit të sigurisë

39
0

Fatjon Fasho është emëruar zyrtarisht drejtor i burgut të Drenovës.

Ka qenë drejtori i komanduar i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve Femi Sufaj ai që ka bërë dhe prezantimin e Fashos para punonjësve të administratës së këtij institucioni.

Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës ndërkohë që kohët e fundit ishte në pozicionin e zv.drejtorit.

Edhe për drejtorin e komanduar të burgjeve Fatjon Fasho duke qenë prej shumë vitesh pjesë e drejtorisë së burgut të Drenovës është parë i duhuri për të qenë në krye të këtij institucioni, pasi vitet e tij si oficer karriere janë të shumta.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje titullarësh në burgun e Drenovës.