E ftuar në një emision televiziv, Arnold Kariqi për të komentuar veprimet e gjyktëses, Irena Gjoka në lidhje me procesin ndaj kreut të PD, Sali Berisha ishte avokatja, Adriana Kalaja.
Kalaja është shprehur se ka ngritur me kohë në formë denoncimi është fakti që zonja Iraena Gjoka përveç që është në konflikt të pastër interesi me Berishën është në konflikt të pastër interes me Berishën unë e çmoj se në referim të dispozitave ligjore penale është në shkelje të plotë të tyre.
“Që çdo gjë është e planifikuar dhe e qëllimtë nuk ka asnjë qytetar shqiptar që ta kuptoj. Këtu çdo gjë është e bazuar në urdhra politik kjo nuk ka nevojë të diskutohet dhe të hidhet në diskutim nga opinioni publik.
Ajo që unë kam ngritur me kohë në formë denoncimi është fakti që zonja Irena Gjoka përveçqë është në konflikt të pastër interesi me Berishën është në konflikt të pastër interes me Berishën unë e çmoj se në referim të dispozitave ligjore penale është në shkelje të plotë të tyre.
Publiku duhet ta njohë faktin se Irena Gjoka është kryetare e komanduar e kësaj gjykate pra kjo tregon që në kopetencë të saj është edhe shorti apo delegimi i çështjeve të ndryshme nga një gjyqtar në tjetrin. Zonja ka pasur dijeni të plotë të seancës ndërkohë që e ka lënë vetë këtë orar, por nëse sipas saj ka qenë i ngarkuar me një çështje tjetër nuk duhet ta linte datën në atë orë, por ajo ka pasur dijeni dhe e ka lënë qëllimisht procesin e Berishës njëkohësisht me procesin tjetër pasi ajo është vetë personi që cakton oraret dhe ka pasur dijeni të plotë.
Për mënyrën që është zgjatur e stërgjatur çështja e Berishë zonja Gjoka duhet të bënte një sakrificë dhe seanca mund të bëhej dje, në pamundësi për të bëhej dje mund ta linte të bëhej sot, nesër ose pasnesër dhe mund të kishte një moment për të lënë seancën për Berishën dhe ata kanë zgjedhur që ta lënë në kufinjtë e afateve që ka parashikuar ligji për tu shqyrtuar kjo çështje.”