Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni gjatë një deklaratë ditën e djeshme është shprehur para gazetarëvë që ta ftojnë ditën që humbas zgjedhjet në Sardenjë. Deklarata erdhi pas një takimi me korrespondentët e shtypit të huaj në Romë. Ajo më tej gjatë fjalës së saj shtoi se pas vajzës së saj, donte më shumë Italinë ndërsa tha se hallet nuk mund t’i mbysë me alkool.
“Më ftoni ditën që humbas zgjedhjet në Sardenjë, po bëj edhe Kreshmën dhe as hallet nuk mund t’i mbyt në alkool. Kështu që nuk është dita më e mirë për të pritur simpati dhe lumturi nga unë”, tha Meloni.
Kryeministrja italiane më tej gjatë fjalës së saj tha se i ka kushtuar shumë vëmendje angazhimit politik. Meloni shtoi se i ka vënë synimin vetes për të rivendosur besueshmëria për kombin.
“Gjëja që dua më shumë pas vajzës sime është kombi im dhe më zemëron që Italia nuk respektohet. Si patriot kam vuajtur nga një Itali e përbuzur, e konsideruar joserioze dhe e pabesueshme. I vura vetes synimin për të rivendosur besueshmëria për këtë komb, për të përmbysur një histori që ndonjëherë është edhe instrumentale: spageti dhe mandolina italia, Italia të cilës nuk mund t’i besosh”, shtoi ajo.