Shqiptari Edmond Mustafa, është vrarë dje në Tivar.
Dyshohet se anëtarët e klanit kriminal, “Skaljar”, kanë vrarë dje Edmond Mustafën për ta penguar të flasë para hetuesve për veprimet e tyre të përbashkëta kriminale, në të cilat dyshohet se ai ka marrë pjesë, shkruan Vijesti.
Mustafa kishte thënë se e di se cili nga anëtarët e klanit të tij është përgjegjës për 11 vrasje, kështu që hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse është vrarë për këtë arsye.
Në krye të klanit, pjesë e të cilit ishte edhe Mustafa për gati një dekadë, ishte Alan Kozar, i cili u ekzekutua në verën e vitit 2020.
Shumë pretenduan se Mustafa atëherë ka ndërruar krah.
Mustafa thuhej se do të akuzonte liderin absolut të atëhershëm të Shkaljarëve, për shumë vrasje.