Ballina Europë “Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor”, e...

“Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor”, e veja e Navalny: Mund të arrestohen ata që…

95
0

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i qetë ose nëse policia do të arrestojë ata që do vijnë për t’i thënë lamtumirë burrit të saj.

“Nëse vërtet dëshironi të mposhtni Putinin, duhet të bëheni një novator. Ju duhet të ndaloni së shqetësuari.

Putini është lideri i një bande të organizuar kriminale. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj paqësor dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexey-t”, u shpreh ajo, me zërin e saj të emocionuar.

“Burri im nuk do ta shohë kurrë se si do të duket një Rusi e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet. E keqja do të bjerë dhe e ardhmja e bukur do të vijë”, përfundon ajo.