Ballina Sport Ten Hag shkarkohet pa Champions, United piketon legjendën franceze

Ten Hag shkarkohet pa Champions, United piketon legjendën franceze

84
0

Fundi i sezonit do të sjellë ndryshime pankinash te disa klube të mëdha të futbollit europian. Si Liverpool, Bayern Munich, Barcelona, Milan apo Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë investuar shumë gjatë viteve të fundit, por skuadra nuk po arrin të rikthehet në ditët e lavdishme.

Erik ten Hag përballet prej kohësh me kritikat të shumta dhe mungesa e kualifikimit në Champions League mund të sjellë shkarkimin e tij.

Dhe një nga emrat që pëlqehet shumë në “Old Trafford” është Zinedine Zidane. Për të cilin përflitet edhe Bayern Munich.

Zizou qëndron pushim prej tri vitesh. 51-vjeçari francez drejtoi në dy periudha të ndryshme Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi 3 herë Champions League si trajner.

Ndërkohë, Zidane ka lënë të hapur mundësinë e trajnimit në Serie A, kampionët ku kaloi 5 vite fantastike me Juventusin si futbollist (1996-2001).

“Pse jo? Asnjëherë nuk i dihet. Për momentin nuk po stërvit, por pse jo…“, u shpreh ish-mesfushori i madh francez.