Ballina Aktualitet Masakra e Lushnjës/ SPAK jep pretencën për Leart Haxhiun më 18 mars

Masakra e Lushnjës/ SPAK jep pretencën për Leart Haxhiun më 18 mars

60
0

Me 18 Mars ora 14:30 prokuroria e Posaçme do të jap pretencën për Laert Haxhiun në lidhje më masakrën e Lushnjës ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2017.

Në seancën e kësaj të enjte gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket kërkesën e tyre për pamjet filmike. Sipas avokatëve duhet një akt ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.

Avokatet e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që të iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve, pasi nuk janë gjetur. Në të tilla kushtet gjykata ia refuzoj edhe këtë kërkesë të avokatëve.

Më 11 tetor të viti 2017, Lushnja u trondit nga një atentat në qendër të qytetit. Nga sulmi dy persona mbetën të plagosur si dhe u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Dy viktimat kanë qenë të ulur në një bar-kafe në lagjen “Loni Dhamo”, në kohën kur ndaj tyre është qëlluar nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi.

Në vendin e krimit u gjetën më shumë se 40 gëzhoja dhe një armë tip pistolete, e dyshuar që i përkiste njërit prej viktimave. Pas sulmit nga policia u gjet i djegur një automjet tip “Benz”, që rezultoi të ishte vjedhur në Kamëz, brenda të cilit gjendeshin tre armë zjarri. Nga kamerat e sigurisë u konstatua që në mjet ndodheshin tre persona. U arrit të identifikoheshin dy prej të dyshuarve, Orges Bilbili dhe personi i shpallur në kërkim L.Haxhiu.

Shënjestra e atij atentati, Xhulio Shkurti u largua nga lokali ku ishin viktimat pak minuta para se të ndodhte sulmi. Shkak i sulmit rezultoi të ishte konflikti mes familjeve Shkurti dhe Haxhiu. Konflikt që ka lindur pasi banda e Aldo Bares ka djegur shtëpinë e xhaxhait të L.Haxhiut, ndërsa në vitin 2005 është vrarë djali i xhaxhit të L.Haxhiut. Haxhiu ka tentuar ta vrasë Xhulio Shkurtin dhe më parë, por pa mundur ta finalizojë si vrasje.