Ballina Aktualitet Mbrojta e Ilir Beqaj kërkon të ketë në dispozicion dosjen hetimore

Mbrojta e Ilir Beqaj kërkon të ketë në dispozicion dosjen hetimore

64
0

Mbrojtja e ish Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar prej dy muajsh që prokuroria ti vërë në dispozicion dosjen hetimore në ngarkim të tij, por ende nuk ka mundur ta marrë.
Burime të gazetës mësuan se mbrojta e zotit Beqja është përfshirë në një betejë procedurale për mënyrën se si do ta marr dosjen dhe statusin me të cilën prokuroria e trajton kërkesën e saj.
Pas dy muajsh betejë ende dosja nuk është në duart e mbrojtjes ndërkohë që vetëm një kërkesë për informim pranë kancelarisë së gjykatës I ka kushtuar 40 ditë kohë për të marrë përgjigje.
Nuk është e qartë nëse pengesat janë thjeshtë burokraci dhe paaftësi e administratës apo të diktuara nga organi I akuzës, por avokatët po vazhdojnë betejën për të sqaruar procedurën legale dhe financiare të vënies së dosjes në dispozicion.
GJKKO ka vendosur qysh ne muajin Nëntor masën e sigurisë,  ‘Detyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje nga vendi për Ilir Beqaj lidhur me koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh.