6 persona janë vënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale këtë të enjte, mësohet se këta shtetas janë arrestuar si të dyshuar si autorë të disa veprave penale dhe po merren në pyetje paraprakisht nga policia.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myrtezim Këllici”, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
– F. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
– D. A., 50 vjeç, pasi ka dëmtuar një pajisje në një biznes dhe ka kanosur pronarin e këtij subjekti, nëpërmjet telefonit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– G. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës;
– E. K., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.