Ballina Kosovë Osmani nuk mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, reagon Presidenca dhe zbulon...

Osmani nuk mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, reagon Presidenca dhe zbulon si qëndron e vërteta

116
0

As Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti dhe as Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që u mbaj te Pallati i Kongreseve në kryeqytet.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike kanë qenë të pranishëm të gjithë liderët e rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE.

Për të sqaruar mospjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, pasi ishte e pranishme në Samitin e Ukrainës diotën e djeshme, ka dalë në një reagim këshilltari për mediat i Presidencës në Kosovë.

Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se presidentja nuk është e ftuar në këtë samit dhe se ftesa ishte për qeverinë e Kosovës, pra Albin Kurtin.

Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, – ka shkruar këshilltari për mediat, Kupina.

Lista e plotë e pjesmarrësve në Samit

1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
16-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA