Sipas një studimi në SHBA, përdoruesit e kanabis kanë mundësi më të lartë për tu prekur nga ataku në zemër dhe goditjet në tru.
Studimi nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (NHLBI) tregon se 430,000 të rritur të moshave 18-74, midis viteve 2016 dhe 2020, që kishin konsumuar kanabisin rregullisht ishin të rrezikuar për tu prekur nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Rreth 25% e tyre rrezikohen të preken nga sulmet në zemër dhe 42% nga goditjet në tru.
Kanabisi është një ndër faktorët kryesor që ndikon në sëmundjet e zemrës dhe shkaku që ndikon në vdekjen e mijërave njerëzve në SHBA, shkruhet në revistën People.