Ballina Kronika Plagosje në Koplik, qëllohet me armë zjarri…

Plagosje në Koplik, qëllohet me armë zjarri…

223
0

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri një 32-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.