Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë përplasur në komisionin e reformës zgjedhore të mbajtur online dhe të enjten. Gjatë raportimit të disa institucioneve Gjiknukri e ka pyetur agjencinë e mbikëqyrjes financiare për paratë ruse ndërsa Enkelejd Alibeaj për McGonigal, por demokratët nuk morën përgjigje!
Komisioni i reformës zgjedhore u kthye edhe të enjten në një debat politik mes palëve. Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj u përplasën për çështje që i ndajnë ata.
Socialisti pyeti kreun e agjencisë së mbikëqyrjes financuare për paratë ruse, ndërsa në kundërpërgjigje demokrati e pyeti për financimin e McGonigal.
Gjiknuri i kujtoj kreut të Agjencisë së mbikëqyrjes policore se nuk është i detyruar të përgjigjet, çka solli edhe reagimin e ashpër të Alibeajt.
Ervin Koçi iu përgjigj pyetjes së Gjiknurit për financimit e dyshimta nga vendet jo mike. Por kreu i AMF refuzoi pyetjen e Enkelejd Alibeajt.
Drejtuesit e komisionit ngritën shqetësime edhe për aktivitetin e partive në rrjetet sociale dhe mungesën e kontrollin por Autoriteti i Medias Audiovizive tha se nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë situatë.