Ballina Politika Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Plani i Rritjes, Rama zbulon se cila është...

Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Plani i Rritjes, Rama zbulon se cila është pengesa e vetme së cilës i trembet vendi

103
0

Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja pengesë mes vendeve të rajonit që mund t’i trembemi për zbatimin e Planin të Rritjes ekonomike nga BE, është mendësia. Kreu i qeverisë nënvizoi se duhet dialog dhe bashkëpunim midis të 6 vendeve, pasi puna është e ndërlidhur.

‘Pengesa e vetme që mund ti trembemi është mendësia midis vendeve të rajonit pasi siç e thash më parë ky plan i ri i rritjes sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal është saktësisht ajo që kemi rënë dakord 10 vite më parë kur nismë procesin e Berlinit. Arsyeja pse  për 10 vite nuk arritëm të përparonim aq sa do të donim ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politikave të brendshëm kundër interesave tona. Pra pengimi i qarkullimit të kamionëve është krejt kundër frymës së procesit të Berlinit. Jo vetëm frymës por edhe shkronjës së rritjes. Deri tani shohim që ka vullnet të mirë, deklarata e përbashkët është nënshkruar tek të 6 vendet. Na duhet punë së bashkues. Nëse punojmë bashkë do të ecim shpejt. Është çdo gjë e ndërlidhur. Nuk mund të pretendosh të kesh një kosto transaksioni me vendet e BE-së dhe koston tjetër tja lesh fqinjit. Pra të përfitosh nga ajo që ky plan sjell nga ana e BE-së. Plani i rritjes nuk është i shkëputur nga puna e reformave brenda këtyre vendeve. Në si Shqipëri na duhet të ecim para me një valë të re reformash.’- tha Rama.