Ballina Aktualitet Sherri për arsye ‘qesharake’, si u plagos 57-vjeçari në Fushë-Krujë

Sherri për arsye ‘qesharake’, si u plagos 57-vjeçari në Fushë-Krujë

88
0

Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Krujë, ndërsa autori është ende në kërkim.

Burime bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një konflikt i çastit. Autori Perlat Merlika dhe i plagosuri Artan Goga kanë qenë bashkë në një lokal në lagjen Zim Zenel, ku pas nëj sherri gjatë një loje tavull, Merlika ka qëlluar me armë zjarri 57-vjeçarin.

Sapo kanë dalë nga lokali ai ka qëlluar dhe plumbi e ka kapur 57-vjeçarin në shpatull.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.